05.10.2019, 20:30

Reali me mjaft vështirësi deri te pikët e reja

Real Madrid ka fituar derbin e javës së tetë të kampionatit spanjoll në futboll, pasi ishte më i mirë se Granada.

Të dyja ekipet renditen në krye të tabelës dhe pas fitores së sotme prej 4:2, Real Madrid tash ka shtuar epërsinë prej katër pikësh.

Benzema solli madrilenët në epërsi qysh në minutën e dytë, derisa shifrat i dyfishoi Hazard në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Kroati Lluka Modriq ngriti epërsinë në 3:0, me golin e shënuar në minutën 61.

Kur pritej një humbje katastrofale, mysafirët mblodhën forcat duke shënuar dy herë.

Machis shënoi në minutën 69 nga penalltia për 3:1, ndërsa shifrat i ngushtoi në vetëm një gol diferencë Duarle në minutën 77.

LEXO EDHE:  Lajme të mira për Xherdan Shaqirin nga Jurgen Klopp

Vendësit deri në fund të ndeshjes nuk lejuan befasi dhe shënuan edhe golin e katërt përmes Rodriguez në minutën e dytë të kohës shtesë (92).

Pas kësaj humbje, Granada, befasia e këtij edicioni të ri të garave në La Liga, mbetet në pozitën e dytë me 14 pikë, po aq sa ka edhe Atletico Madrid në vendin e tretë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.