Real Madridi merr vendim për transferimin e Paul Pogbas

Real Madridi heq dorë nga interesimi i Paul Pogba.

Mesfushori francez ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje në kryeqytetin spanjoll pasi thuhet se Zinedine Zidane ishte një admirues i madh i aftësisë së tij.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, presidenti i Realit, Florentino Perez nuk dëshiron të shpenzojë miliona euro për të sjellë në “Bernabeu” një lojtar si Pogba.

Kontrata e Pogbas në Old Trafford skadon në qershor të 2021 dhe tani po hyn në një fazë kritike edhe pse Manchester Unitedi ka një mundësi për të rinovuar edhe për një vit tjetër.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.