Real Madridi kthehet te fitoret, mposhtë Levanten në Santiago Bernabeu

14.09.2019

Real Madridi është rikthyer te fitoret në La Liga pas dy barazimeve radhazi. Los Blancos kishin përballë Levanten në xhiron e katërt të kampionatit elitar spanjoll dhe e mposhtën me rezultat 3-2. Skuadra e Zinedine Zidanes e nisi mirë ndeshjen dhe pas 25 minutave shënuan golin e parë me Karim Benzeman. Francezi gjashtë minuta më […]

Real Madridi kthehet te fitoret, mposhtë Levanten në Santiago Bernabeu Foto: Ilustrim

Real Madridi është rikthyer te fitoret në La Liga pas dy barazimeve radhazi.

Los Blancos kishin përballë Levanten në xhiron e katërt të kampionatit elitar spanjoll dhe e mposhtën me rezultat 3-2.

Skuadra e Zinedine Zidanes e nisi mirë ndeshjen dhe pas 25 minutave shënuan golin e parë me Karim Benzeman.

Francezi gjashtë minuta më vonë realizoi edhe golin e dytë në ndeshje, ku kësaj radhe u asistua nga James Rodriguez.

Reali me këtë fitore ka grumbulluar tetë pikë dhe zë pozitën e dytë në tabelë, ndërkohë Levante mbetet e pesta me gjashtë pikë.

Ndërkohë për 3-0 pesë minuta para fundit të ndeshjes shënoi braziliani Casemiro.

Reali në pjesën e dytë e uli tempon e lojës, ndërsa Levante arriti të shënonte dy gola me Borja Mayroal dhe Melero.

Gjithsesi në fund edhe pse tentuan mysafirët golin e barazimit një gjëje të tillë nuk ia arritën.