Paul Pogba është përfolur shumë për një kalim të mundshëm te Real Madrid
Mesfushori pritet të lërë “Old Trafford” këtë verë, por duket se në listën e “Los Blancos”, ai nuk është më prioritet.
Kështu shkruajnë mediat spanjolle, sipas të cilave, Real është përqendruar krejtësisht për të nënshkruar me Eduardo Camavingën. Mesfushori i Rennes ka mahnitur në Ligue 1 dhe është vetëm 17 vjeç.
Drejtuesit madrilenë e kanë harruar pistën Pogba dhe tashmë objektivi kryesor është Camavinga. Sipas gjasave, Paul do të kalojë te Juventus, me bardhezinjtë që duket se janë ekipi i vetëm në garë për të tashmë.