Real Madridi e do me çdo kusht Mbappe-n, bën ofertë 186 milion Euro

25.08.2021

“Ku ka zë nuk është pa gjë” do të ishte një shprehje alla shqiptare për të përshkruar atë që po ndodh ditët e fundit në merkaton e klubeve të mëdha të futbollit. Mbappe kishte dhënë sinjale më parë ndërsa sot mësohet se Real Madrid e do menjëherë sulmuesin francez në skuadër dhe ka paraqitur ofertën […]

Real Madridi e do me çdo kusht Mbappe-n, bën ofertë 186 milion Euro Foto: Ilustrim

“Ku ka zë nuk është pa gjë” do të ishte një shprehje alla shqiptare për të përshkruar atë që po ndodh ditët e fundit në merkaton e klubeve të mëdha të futbollit. Mbappe kishte dhënë sinjale më parë ndërsa sot mësohet se Real Madrid e do menjëherë sulmuesin francez në skuadër dhe ka paraqitur ofertën zyrtare që nuk është pak por 186 milion Euro.

Nga ana tjetër, zërat për Ronaldon rikthehen pikërisht pasi te PSG duket se janë dorëzuar për shitjen e yllit francez por kjo është temë tjetër.

Kontrata e sulmuesit 22-vjeçar përfundon sezonin e ardhshëm me parizienët dhe këta të fundit me blerjet e shtrenjta që kanë bërë nuk e kanë luksin ta humbasin pa përfituar asgjë dhe tashmë janë dorëzuar për ta humbur lojtarin e tyre.

Nga ana tjetër, Florentino Perez nuk e ka mohuar asnjëherë faktin që Mbappe është ëndrra e tij dhe goditja galaktike që ka projektuar prej kohësh ndërsa ka përgatitur ekonomikisht edhe terrenin. Këtë verë, “los blancos” nuk kanë bërë asnjë blerje me para, vetëm Alaba “free” ndërsa kanë shitur Varane 55 milion Euro dhe Odegaard 40 milion euro, shkruan Ora News.

186 milion Euro është oferta që ka bërë Real Madrid sipas “TalkSport” dhe me një shumë të tillë për një lojtar që ka vetëm një vit kontratë edhe PSG do të dorëzohet sepse Reali i mëshon fort dëshirës së lojtarit i cili prej kohësh ka kërkuar largimin nga parizienët.

Ndërkohë që edhe në Spanjë, shtypi vendas konfirmon ofertën nga Florentino Perez për klubin francez dhe sipas “El Chiringuito” është 160 milion Euro, e refuzuar për momentin.

Më shumë se shifrat, tashmë edhe nga Anglia edhe nga Spanja konfirmohet lajmi se Real Madrid e do menjëherë Mbappe-në dhe se në ditët e ardhshme do të ketë një “luftë” nervash mes të dyja klubeve.