Real Madrid tërhiqet nga gara për Mbappen, sulmuesi qëndron te PSG

31.08.2021

Paris Saint Germain fiton sërish. Pas Messit, klubi francez tregon forcën duke i rezistuar ofertës zyrtare nga Real Madrid për Kylian Mbappe dhe sulmuesi tashmë do të qëndrojë në Paris. Në Spanjë janë të sigurtë se Real Madrid nuk do të bëjë ofertë tjetër veç asaj prej 180 mln Euro bashkë me bonuse e nga […]

Real Madrid tërhiqet nga gara për Mbappen, sulmuesi qëndron te PSG Foto: Ilustrim

Paris Saint Germain fiton sërish. Pas Messit, klubi francez tregon forcën duke i rezistuar ofertës zyrtare nga Real Madrid për Kylian Mbappe dhe sulmuesi tashmë do të qëndrojë në Paris.

Në Spanjë janë të sigurtë se Real Madrid nuk do të bëjë ofertë tjetër veç asaj prej 180 mln Euro bashkë me bonuse e nga ana tjetër as Mbappe nuk ka insistuar për t’u larguar për të mos krijuar probleme për klubin aktual.

Vetëm një ofertë e “çmendur” prej 200 mln Euro ndoshta mund të tundonte Al-Khelaifin i cili ka treguar vendosmëri për ta mbajtur asin francez në skuadër teksa edhe lojtari pas 2 golave të shënuar ndaj Reims u pa i qetë dhe i lumtur.

Me mbylljen e sagës, gjithçka shtyhet në Janar ku Reali do të bëjë një tjetër tentative por jo më me 180 mln Euro pasi në merkaton e dimrit, Mbappe i mbeten vetëm 6 muaj kontratë dhe vlera në bilanc do të jetë më e ulët.

Te PSG po i qëndrojnë strategjisë për të rrezikuar me Mbappe deri në largimin me parameter zero por në synimet e tyre është që lojtari mund të tundohet gjatë sezonit për të firmosur rinoimin e shumëpritur nga të gjithë. Ndoshta argëtimi me Messin dhe Neymar do ta bëjë diçka të tillë, shkruan Ora News.