Real Madrid syon 3 kampionë bote, kushtojnë gjysmë miliard euro

12.09.2019

Skuadra spanjolle, Real Madrid ka filluar që të projektojë merkaton e verës së ardhshme, në këtë projekt kanë hyrë edhe 3 lojtarët më të mirë të kombëtares franceze, të cilët vlerësohen si objektivat kryesorë të Los Blancos. Bëhet fjalë për 3 lojtarët që munguan në ndeshjen ndaj Shqipërisë e cila u zhvillua të shtunën e […]

Real Madrid syon 3 kampionë bote, kushtojnë gjysmë miliard euro Foto: Ilustrim

Skuadra spanjolle, Real Madrid ka filluar që të projektojë merkaton e verës së ardhshme, në këtë projekt kanë hyrë edhe 3 lojtarët më të mirë të kombëtares franceze, të cilët vlerësohen si objektivat kryesorë të Los Blancos.

Bëhet fjalë për 3 lojtarët që munguan në ndeshjen ndaj Shqipërisë e cila u zhvillua të shtunën e kaluar në Stade de France për shkak të dëmtimit.

Janë dy mesfushorët të cilët luajnë në Premier Ligë më saktësisht në Manchester United dhe Chelsean, Paul Pogba dhe N’Golo Kante si dhe sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Bëhet fjalë për tre objektiva shumë të vështirë pasi vlera e tyre është shumë e lartë. Zidane kërkon të ketë në skuadër tre bashkëkombas të tij ndërkohë që vetë Reali kërkon të ridimensionojë mesfushën por edhe sulmin.

Për këto 3 objektiva Realit i duhen rreth 500 milionë euro, pasi Mbappe vlerësohet minimalisht 250 milionë euro nga PSG ndërkohë që United për Pogba kërkon 150 milionë euro, më ulët vlera e Kante për të cilin nuk kërkon të arkëtojë më pak se 100 milionë euro.