Real Madrid “spastron” të huazuarit për Kylian Mbappe

01.04.2021

Prej vitesh, Real Madrid dominon skenën botëror të futbollit si një nga klubet më të fuqishme nga ana ekonomike ndërsa pandemia ka ndikuar jo pak te financat e madrilenëve. Situata e vështirë e krijuar, kërkon ide dhe masa të ndryshme dhe në pamundësi për të bërë lëvizje të mëdha, Florentino Perez ka mandatuar drejtuesit që […]

Real Madrid “spastron” të huazuarit për Kylian Mbappe Foto: Ilustrim

Prej vitesh, Real Madrid dominon skenën botëror të futbollit si një nga klubet më të fuqishme nga ana ekonomike ndërsa pandemia ka ndikuar jo pak te financat e madrilenëve.

Situata e vështirë e krijuar, kërkon ide dhe masa të ndryshme dhe në pamundësi për të bërë lëvizje të mëdha, Florentino Perez ka mandatuar drejtuesit që të gjejnë çdo zgjidhje të mundshme për galaktikun e ardhshëm, Kylian Mbappe.

Mes kartonit dhe pages, operacioni mund të arrijë në 350 mln Euro dhe këto para aktualisht Real Madrid nuk i ka ndaj ka lindur ideja për të hequr dorë nga lojtarët e huazuar dhe me ato para të financohet blerja e madhe në verë.

Sipas një kalkulimi të thjeshtë, janë 9 lojtarë të dhënë në huazim dhe në vlera të ndryshme gjithsecili, pot ë bëhen bashkë dhe të shiten, Reali merr jo pak por 176 mln Euro, praktikisht vetëm buxheti i mjaftueshëm për blerjen e Mbappe.

Martin Odegaard i huazuar te Arsenali është lojtari më I vlefshëm, 40 mln Euro mund t’I sjellë në buxhet Realit, ndërsa Ceballos 30 mln të tjera (edhe ky I huazuar te Arsenali).

Gareth Bale ka ende vlerë në merkato dhe me 20 mln Euro Tottenham mund ta blejë përfundimisht, 20 mln të tjera nga Joviç te Eintracht, 18 mln Reinier (Dortmund), 15 mln Kubo (Getafe), Brahim Diaz 15 mln (Milan), Mayoral 14 mln (Roma), Vallejo 5 mln Euro.