Real Madrid për 2 muaj humbet Vinicius Junior

06.03.2019

Gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Ajaxit, sulmuesi brazilian, Vinicius Junior është lënduar, ku një kohë e ‘trishtuar’ ka filluar për skuadrën spanjolle, Real Madrid. Fillimisht dy humbjet radhazi nga Barcelona e më pas edhe eliminimi i turpshëm nga Liga e Kampionëve, ku u mundën në Santiago Bernabeu nga Ajaxi me rezultat 1-4. E problemet po […]

Real Madrid për 2 muaj humbet Vinicius Junior Foto: Ilustrim

Gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Ajaxit, sulmuesi brazilian, Vinicius Junior është lënduar, ku një kohë e ‘trishtuar’ ka filluar për skuadrën spanjolle, Real Madrid.

Fillimisht dy humbjet radhazi nga Barcelona e më pas edhe eliminimi i turpshëm nga Liga e Kampionëve, ku u mundën në Santiago Bernabeu nga Ajaxi me rezultat 1-4. E problemet po vazhdojnë tani edhe me humbjen e sulmuesit brazilian, që nuk do të mund ta llogarisin për dy muaj. 

Në një komunikatë nga klubi madrilen mësohet se Vinicius ka lënduar ligamentin e gjurit të djathtë. Për këto lloj lëndimesh kërkohen deri në dy muaj kohë për t’u rikuperuar dhe 18-vjeçari do të kthehet vetëm për ndeshjet e fundit të La Ligës./21Media