Skuadra Spanjolle, Real Madrid i ka ofruar Manchester United dy lojtarë plus një shumë të madhe për Paul Pogban.
Real Madrid nuk ofroi vetëm një shumë parash prej 78 milionë euro për Pogban, por ata ofruan edhe Gareth Bale dhe Toni Kroos në këmbim të Pogbas.
Mesfushorin e ‘Djajve të kuq’ dhe fituesin e Kupës së Botës e kanë ushqyer me spekulime se koha e tij në Old Trafford ka mbaruar pas disa mosmarrëveshje me klubin.
Real Madrid duken të dëshpëruar për të sjellë francezin në Santiago Bernabeu dhe janë të gatshëm të ofrojnë një pagesë të konsiderueshme në cash plus dy lojtarë të mëdhenj për të marrë njeriun që ata dëshirojnë.