Altin Elshani
13.06.2019, 16:14

Real Madrid nuk ndalet, zyrtarizon blerjen e radhës

Pas Luka Jovic dhe Eden Hazard, Real Madrid ka siguruar edhe mbrojtësin e Lyon, Ferland Mendy.

Në një komunikatë për shtyp, klubi madrilen ka bërë të ditur se: “Real Madrid ka arritur marrëveshjen me Lyon për transferimin e Ferland Mendy. Lojtari ka nënshkruar me klubin deri në 2025-ën. Mendy do të prezantohet 19 qershorin e ardhshëm në orën 13:00”.

Real Madrid e ka blerë francezin për 48 milionë euro, plus 5 si bonus./Telesport/

LEXO EDHE:  Rashica mungon disa javë, mund t’i humbasë ndeshjet me Kosovën ndaj Çekisë dhe Anglisë