Real Madrid nuk heqë dorë nga Erling Haaland

25.02.2020

Real Madrid po monitoron nga afër situatën e Erling Haaland tek Borussia Dortmund. Sipas asaj që shkruan El Chiringuito, drejtuesit e Realit janë duke e përgatitur një ofertë për sulmuesin norvegjez, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjellë KosovaPress. Kujtojmë që për sulmuesin norvegjez, përpos Realit interesim kanë shprehur edhe shumë skuadra evropiane. Haaland deri më […]

Real Madrid nuk heqë dorë nga Erling Haaland Foto: Erling Haaland - Borussia Dortmund (GettyImages)

Real Madrid po monitoron nga afër situatën e Erling Haaland tek Borussia Dortmund.

Sipas asaj që shkruan El Chiringuito, drejtuesit e Realit janë duke e përgatitur një ofertë për sulmuesin norvegjez, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjellë KosovaPress.

Kujtojmë që për sulmuesin norvegjez, përpos Realit interesim kanë shprehur edhe shumë skuadra evropiane.

Haaland deri më tani ka shënuar 12 gola në tetë ndeshje të zhvilluara që nga transferimi i tij nga Salzburg.