Real Madridi në Paris për Neymar-in

23.08.2019

Përfaqësuesit e skuadrës spanjolle, Real Madrid së fundmi kanë udhëtuar për në Paris të Francës për disa diskutime rreth transferimit të yllit brazilian, Neymar. Barcelona dhe Real Madrid tash e sa kohë janë në një ‘luftë’ për transferimin e Neymarit, por siç duket kësaj ‘lufte’ po i prijnë Real Madridi dhe se është i vendosur […]

Real Madridi në Paris për Neymar-in Foto: Ilustrim

Përfaqësuesit e skuadrës spanjolle, Real Madrid së fundmi kanë udhëtuar për në Paris të Francës për disa diskutime rreth transferimit të yllit brazilian, Neymar.

Barcelona dhe Real Madrid tash e sa kohë janë në një ‘luftë’ për transferimin e Neymarit, por siç duket kësaj ‘lufte’ po i prijnë Real Madridi dhe se është i vendosur që ta përvetësojë futbollistin 27 vjeçar, prandaj është duke bërë të gjitha përpjekjet për ta realizuar këtë qëllim.

Edhe pse një ofertë e Realit u refuzua nga PSG, por Madridi nuk dëshiron të heq dorë nga përpjekja për të nënshkruar kontratë me yllin brazilian.