Real Madrid mposhtet edhe nga ekipi në vendin e fundit të tabelës

As ardhja e Zinedine Zidane nuk po arrin ta këndell tri herë-rresht kampionin e Ligës së Kampionëve, Real Madridin.

Real Madrid dje pësoi humbje turpëruese në Las Vallecas përballë vendit të fundit në tabelë (që me këtë fitore del në të parafundit), Rayo Vallecanos me rezultat 1 me 0.

Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Embarba nga penalltia në minutën e 23.

Kjo humbje Real Madridin e mban në pozitën e tretë, pa asnjë gjasë për vendin e dytë apo të parin.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.