Real Madrid me ofertë të “çmendur” për Paul Pogban

Klubi spanjoll Real Madrid është i vendosur për ta transferuar në ekip mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

Mediat angleze thonë se “Los Blancos” janë gati të paguajnë çmimin prej 150 milionë euro për francezin.

Ekip tjetër i interesuar për lojtarin është edhe klubi i tij i vjetër, Juventus.

Real Madridi është favorit për ta marrë lojtarin i cili u transferua në United nga Juve në gusht të vitit 2016 për 89 milionë euro.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.