Real Madrid ia ‘këputë’ shpresat Tottenham-it për Asension

24.05.2019

Skuadra Angleze, Tottenham, tash e sa kohë po synon që ta blejë yllin e Real Madridit, Marco Asensio, por siç duket skuadra spanjolle ia ka këputur shpresat Tottenham-it. Real Madrid i ka thënë Tottenhamit se Marco Asensio nuk është në shitje, pas një qasje fillestare mbi disponueshmërinë e tij. Spanjolli është kontraktuar për të qëndruar […]

Real Madrid ia ‘këputë’ shpresat Tottenham-it për Asension Foto: Ilustrim

Skuadra Angleze, Tottenham, tash e sa kohë po synon që ta blejë yllin e Real Madridit, Marco Asensio, por siç duket skuadra spanjolle ia ka këputur shpresat Tottenham-it.

Real Madrid i ka thënë Tottenhamit se Marco Asensio nuk është në shitje, pas një qasje fillestare mbi disponueshmërinë e tij.

Spanjolli është kontraktuar për të qëndruar në Santiago Bernabeu deri në vitin 2023 dhe nuk ka dëshirë të largohet nga klubi këtë verë.

Asensio arriti të kontribuojë për skuadrën spanjolle, duke shënuar vetëm një gol dhe katër asiste në 30 ndeshje në La Liga këtë sezon.