Real Madrid harron yllin tjetër të Liverpoolit, i bën ofertë Salahut

Real Madridi vazhdon të interesohet për futbollistët e Liverpoolit.

Pasi dështuan ta transferonin senegalezin Sadio Mane, Los Blancos kanë ndërruar objektiv brenda skuadrës angleze. Tani synohet afrimi i sulmuesit tjetër të The Reds, egjiptianit Mohamed Salah.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e pëlqen jashtëzakonisht shumë egjiptianin dhe ka kërkuar afrimin e tij.

13 herë kampionët e Evropës janë gati të sakrifikojnë edhe Gareth Balen vetëm e vetëm të nënshkruajnë me Salah.

Në anën tjetër Bale pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp, i cili më parë kishte deklaruar se do t’i pëlqente ta trajnonte uellsianin.

Kampioni i shumëfishët i Spanjës, Real Madrid është gati ta ofrojë Gareth Balen dhe 70 milionë euro për të arritur te Salah.

Egjiptiani pëlqehet shumë te Liverpooli dhe një largim i tij nga Anfield duket i vështirë, por jo edhe i pamundur kur në pyetje është Real Madrid.

Ndërkohë kampioni aktual i Evropës përveç Gareth Bales, me paratë nga shitja e mundshme e Salah do të mund ta transferonte gjermanin Timo Werner nga RB Leipzig që është dëshirë e Jurgen Klopp.

RAPORTO