Real Madrid dhe Manchester United të interesuar për yllin e Valladolid’it

12.02.2020

Klubi spanjoll, Real Madrid dhe ai anglez, Manchester United e kanë vënë në “shënjestër” mbrojtësin e Real Valadolid-it. Bëhet fjalë për Mohammed Salisu, i cili deri më tani në sezonin 2019/20 në La Liga ka zhvilluar 23 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Forma e 20-vjeçarit është në kontrast të drejtpërdrejtë me atë të ekipit […]

Real Madrid dhe Manchester United të interesuar për yllin e Valladolid’it Foto: Ilustrim

Klubi spanjoll, Real Madrid dhe ai anglez, Manchester United e kanë vënë në “shënjestër” mbrojtësin e Real Valadolid-it.

Bëhet fjalë për Mohammed Salisu, i cili deri më tani në sezonin 2019/20 në La Liga ka zhvilluar 23 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Forma e 20-vjeçarit është në kontrast të drejtpërdrejtë me atë të ekipit të tij.

Valencia, Getafe dhe Atletico Madrid thuhet gjithashtu se kanë regjistruar një interes për Salisu-n, për të cilin raporti pretendon se mund të jetë i disponueshëm për 12 milion euro.