Dyshja spanjolle rivalizon ashpër Manchester United në garën për të siguruar shërbimet e Jadon Sancho.

Barcelona dhe Real Madrid sapo kanë hyrë në garë për sulmuesin e Borussia Dortmund, raporton e përditshmja gjermane “SPORT BILD”.

Barcelona po e sheh si plan B në rast se nuk mund ta transferoj Neymarin nga PSG, ndërkohë “Los Blancos” kanë nevojë për dinamizëm nga krahët pasi pritet largimi i Gareth Bale këtë verë.

Sipas raportimeve të mediave angleze, Manchester United po kryeson garën për shërbimet e sulmuesit anësor, mirëpo interesimet e Liverpool, Chelsea dhe Paris Saint Germain nuk duhet të hidhen poshtë