Real Madrid bëri kontaktin e parë me Hazardin për 100 milionë euro

12.03.2019

Zinedine Zidane që ka zëvendësuar Santiago Solari në skuadrën spanjolle që tani po ecën përpara me përpjekjet e tyre për të nënshkruar me yllin e Chelseas, Eden Hazard. Real Madrid ka sinjalizuar synimin e tyre për të siguruar yllin belg, Eden Hazard për rreth 100 milionë euro. Interesi i tyre ndaj belgit përfaqëson kontaktin e […]

Real Madrid bëri kontaktin e parë me Hazardin për 100 milionë euro Foto: Ilustrim

Zinedine Zidane që ka zëvendësuar Santiago Solari në skuadrën spanjolle që tani po ecën përpara me përpjekjet e tyre për të nënshkruar me yllin e Chelseas, Eden Hazard.

Real Madrid ka sinjalizuar synimin e tyre për të siguruar yllin belg, Eden Hazard për rreth 100 milionë euro.

Interesi i tyre ndaj belgit përfaqëson kontaktin e parë të duhur përpara një lëvizje të mundshme verore.

Emërimi i idhullit të Hazardit, Zinedine Zidane, si zëvendësim i Santiago Solarit në Bernabeu, mund të rezultojë vendimtar në transferimin e yllit të Chelseas.

Hazard ka përshkruar tashmë një lëvizje në kryeqytetin spanjoll si një “ëndërr”, me Madridin që shpesh ka qenë i lidhur me ish-sulmuesin e Lille gjatë dy viteve të fundit.

Chelsea po kërkon rreth 100 milionë funte nga kampionët evropianë, që ta shesin Eden Hazard.