Reaguan tifozët për çmimin e biletave, Ballkani: Kemi kërkuar nga UEFA që dy ndeshjet e ardhshme të zbresim çmimin e biletës
Ballkani sot nxori në shitje biletat për ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Por, tifozët filluan të ankoheshin për çmimin e lartë të tyre. Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 15 euro dhe VIP 50 […]
Ballkani sot nxori në shitje biletat për ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Por, tifozët filluan të ankoheshin për çmimin e lartë të tyre.
Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 15 euro dhe VIP 50 euro.
Pas këtyre reagimeve, Ballkani ka dalë me një sqarim për të gjithë tifozët.
Nga Ballkani kanë theksuar se çmimin jemi munduar ta harmonizojmë me klubet me të cilët ne jemi duke u rivalizuar në grup, me të cilët bëjmë garën jo vetëm sportive, por edhe të marketingut dhe të gjithë segmenteve te cilat e përcjellin këtë garë prestigjioze.
Po ashtu, klubi suharekas ka shtuar se kanë analizuar me shumë seriozitet dhe përkushtim kërkesat e tifozëve, duke kërkuar nga UEFA qe dy ndeshjet e ardhshme të zbresin çmimin e biletës pasi në ndeshjen e parë ndaj Cluj nuk kanë pasur mundësinë pasi që ka kaluar afati i dhënë nga Uefa.
Postimi i plotë i Ballkanit:
Te dashur tifozë
Me vëmendje dhe shqetësim jemi duke i përcjell dhe pranuar reagimet tuaja lidhur me çmimet e biletave te UEFA Conference Ligës, pasi qe NE dhe JU nuk mund te funksionojmë ndaras dhe nuk ia dalim dotë pa njeri tjetrin.
Çmimin jemi munduar ta harmonizojmë me klubet me te cilët ne jemi duke u rivalizuar ne grup, me te cilët bëjmë garen jo vetem sportive por edhe te marketingut dhe te gjithë segmenteve te cilat e percjellin këtë garë prestigioze, gjithënje duke tentuar te rrisim nivelin e përfaqesimit dhe vlersuar sa më lart klubin tonë.
Sidoçoftë, ne si klub kemi analizuar me shumë seriozitet dhe përkushtim kërkesat tuaja, duke kërkuar nga UEFA qe dy ndeshjet e ardhshme të zbresim çmimin e biletës pasi në ndeshjen e parë ndaj Cluj nuk kemi mundësine pasi që ka kaluar deadline i dhënë nga Ueffa.
Ju lutëmi për mirëkuptimin tuaj për ju që nuk keni mundësi të paiseni me biletë hyreëse për ndeshjen hapëse me datën 08.09.2022 ndaj CFR 1907 Cluj
Faleminderit, ju keni qenë dhe do jeni pjesë integrale e jona.
Na priftë e mbara Kosovë