07.09.2019, 13:57

Arrestimi i tifozëve çekë, trajneri i Ballkanit thotë se duhet të fokusohemi në ndeshje

Mbrëmë Policia e Kosovës ka arrestuar tretë tifozë çekë të cilët kishin planifikuar ngritjen e një droni mbi stadiumin “Fadil Vokrri” përmes të cilit bëhej thirrje antikombëtare për Kosovën.

Gjatë arrestimit policia kishte gjetur disa mjete të rrezikshme të cilat kishin për qëllim ta destabilizonin ndeshjen duke provokuar tifozët.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi në një bisedë për Zëri.info, ka thënë se i gjithë fikusi si i lojtarëve ashtu edhe i tifozëve duhet të jetë tek loja dhe assesi të ndikohen nga gjërat përreth.

“Ne duhet të fokusohemi në ndeshje. Tifozët tanë të mrekullueshëm “Dardanët” të mos bien në provokime”, ka thënë Munishim derisa për punën tjera ia lë në dorë policisë.

LEXO EDHE:  Rikthehet mbreti i Ligës së Kampionëve, Zinedine Zidane

“Sa i përket gjërave tjera do të kujdesën organet e rendit që po bëjnë një punë shumë të mirë”, ka përfunduar Ismet Munishi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.