Reagon FC Ballkani ndaj sulmit të gjyqtarëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuar kanë kanosur dhe sulmuar treshen e gjyqtarëve në Suharekë, përgjatë zhvillimit të lojës ndërmjet FC Ballkanit dhe KF Ferizajit, por klubi i Suharekës ka reaguar ndaj këtij sulmi duke e dënuar ashpër këtë sulm.

Reagimi i plotë:
Klubi i futbollit FC Ballkani, shpreh indinjatën e thellë, ndaj veprimit të personave të panjohur, ndaj sulmit së treshes së gjyqtarëve, përkatësisht gjyqtarit Mervan Bejtullahu, në ndeshjen e xhiros së XXVIII-të, të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, që u zhvillua në Suharekë, ndërmejt FC Ballkani dhe skuadrës së KF Ferizaj.

Dënojmë ashpër këtë sulm, duke kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë, ndërkaq kërkojmë nga organet rendit dhe hetuesisë që të marrin masat e duhura kundrejt personave të cilët kanë shkaktuar këtë incident.

FC Ballkani distancohet nga akte të tilla dhe është kundër akteve të tilla, të cilat ia prishin imazhin sportit numër një në botë, futbollit.

Me respekt:
FC BALLKANI

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.