Reagojnë Xhebrailat: U provokuam nga gjithë qyteti i Rahovecit

02.03.2019

Grupi i tifozëve vendas, Xhebrailat ka reaguar dhe ka sqaruar arsyet e dhunës që është ushtruar ndaj tyre në ndeshjen KB Golden Eagle Ylli dhe Z-Mobile Prishtina të mbajtur dje në Rahovec. Ditën e shumpritur nga anëtarët tonë dhe qytetarët e SUHAREKËS,dje e filluam me festë në ambientet e jashtme të palestrës tonë. Udhëtuam në […]

Reagojnë Xhebrailat: U provokuam nga gjithë qyteti i Rahovecit Foto: Ilustrim

Grupi i tifozëve vendas, Xhebrailat ka reaguar dhe ka sqaruar arsyet e dhunës që është ushtruar ndaj tyre në ndeshjen KB Golden Eagle Ylli dhe Z-Mobile Prishtina të mbajtur dje në Rahovec.

Ditën e shumpritur nga anëtarët tonë dhe qytetarët e SUHAREKËS,dje e filluam me festë në ambientet e jashtme të palestrës tonë.

Udhëtuam në mënyrë të organizuar me autobusë dhe me automjete tjera dhe mbërritëm në kohën e duhur në rahovec.
Pas disa problemeve të vogla në hymje të palestrës u vendosëm në tribunë.Edhe pse në një formë dihej përfundimi ndeshjes ne ishim aty vetëm për klubin dhe lojtarët tanë,u gjendëm kundër të gjithëve por asgjë nuk na ndaloi të tregojmë se jemi në gjendje të triumfojmë kundër 2 qyteteve dhe federatës.

Në asnjë mënyrë nuk kemi tentuar të nxisim probleme,por u provokuam në mënyra të ndryshme nga gjithë qyteti i rahovecit, kurse policia edhe pse e shikonte qe po provokoheshim lëre qe nuk reagonin por ushtronin gjithmonë e më shumë dhunë ndaj nesh( kemi video ) , kurse në fundit të qerekut të 3t disa antar kundërshtar arritën ta kapnin një transparent tonin, por reagimi i antarëve tanë ishte i menjëhershëm dhe arriten ta kthenin përsëri te vendi qe i takonte, për dallim nga inferiorët kundërshtar ne e kemi për detyrë të mbrojmë transat tanë,e jo të na i marrin aq lehtë,për ne transi është i shenjtë dhe qytetin tonë e mbrojmë ashtu siç dimë ne, dhe nuk marrim përgjegjësi për lëndimet trupore të disa “tifozëve” pa mentalitet,ku si pasojë policia arrestoi 4 anëtarë tonë që edhe gjatë ditës së sotme po mbahen në ambientet policore dhe reagojmë ashpër nga dhuna e policisë ndaj nes

Falenderojmë të gjithë qytetarët dhe përkrahësit tonë,ne u ndjemë si në shtepinë tonë.


Bëjmë apel që anëtarët tonë që të lirohen sepse nuk ishim ne ata që tentuan të shkaktojnë probleme ne thjesht mbrojtëm atë të cilën e kemi për detyrë.