Reagojnë ‘Xhebrailat’ pas fjalëve të ‘Vreshtarëve’

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ‘Xhebrailave’ ndaj fjalëve të ‘Vreshtarëve’, ku ata thanë se “Nga sot tifozët e KB Yllit nuk do shkelin asnjëherë në Rahovec”.

Sipas ‘Vreshtarëve’ nga sot tifozeria e KB Yllit nuk do të shkelë asnjëherë në Rahovec, po ashtu ata kanë bërë të ditur këtë gjë edhe në llogarin e tyre zyrtare në Facebook.

Por, nuk ka munguar as replika e ‘Xhebrailave’ për këto fjalë të ‘Vreshtarëve’ duke thënë se: “Na si Xhebraila jemi të gatshëm mja dhon biletat që i kemi ndispozicion juve veq ju me ardhë”.

Në postimin e ‘Xhebrailave’ në Facebook thuhet se: “Filmi Komedi e Drame për Arbnor Rifatin ju ka dhezë qe besa edhe Kryesisë tjuj ju keshke qfar filmi keni bo javën e kalune, e ky filmi tjeter për bileta sju dhezë qaq”.

“Na si Xhebraila jemi të gatshëm mja dhon biletat që i kemi ndispozicion juve veq ju me ardhë, sa herë keni lypë bileta gjithë jua kem dhonë edhe pse si keni pagu ju po kryesia e klubit tjuj se ju sjeni gjendje as nipar qerapa me pare tjuja personale mi bo”.

“Qe BESA edhe për polici jem gjendje mju garantu që asni autobus nuk jau prekim, na jem për rivalitet nbasket po nuk ju kem fajë që jeni producenta tfilmave”.

“Keni qefë me ardh se moti sjemi pa e moti sna keni ni kongt tona treja për mi bo REMIX qysh keni bo gjithë. Na ju presim gjithë, e kurrë skem mja ndalu me shkelë nSuharekë se jemi njerëz”.

“Tifoskena ka nevojë për ULTRASA, Ska nevojë për PRODUCENTA”, thuhet në fund të postimit të ‘Xhebsave’.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.