RC Cola Drita – AS Prishtina, finalja e Kupës në Ligën e Parë në Suharekë

05.02.2021

Dy skuadrat për momentin më të mira në Ligën e Parë, RC Cola Drita dhe AS Prishtina do të përballen në finalen e Kupës të Ligës së Parë.  Ky takim do të zhvillohet nga ora 13:00 në Suharekë, aty ku po zhvillohen të gjitha ndeshjet e Kupës. Gjilanasit në gjysmëfinale shënuan fitore ndaj Istogut, kurse […]

RC Cola Drita – AS Prishtina, finalja e Kupës në Ligën e Parë në Suharekë Foto: Ilustrim

Dy skuadrat për momentin më të mira në Ligën e Parë, RC Cola Drita dhe AS Prishtina do të përballen në finalen e Kupës të Ligës së Parë. 

Ky takim do të zhvillohet nga ora 13:00 në Suharekë, aty ku po zhvillohen të gjitha ndeshjet e Kupës.

Gjilanasit në gjysmëfinale shënuan fitore ndaj Istogut, kurse AS Prishtina në një përballje dramatike mundi Marigona Hill Prishtinën. 

Këto dy skuadra edhe në Ligën e Parë kanë nga nëntë fitore dhe një humbje (ndaj njëra-tjetrës), andaj do të jetë një përballje shumë interesante mes skuadrave më të mira të Ligës së Parë.

Këtë trofe edicionin e kaluar e kishte fituar Vëllaznimi, që tani garon në Superligë.