10.06.2019, 22:43

Rashicaaaaa, përfundon gjithçka, fitore historike me rezultat 2:3

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur që ta fitoi ndeshjen ndaj Bullgarisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Vasil Levski”, Kosova realizoi fitore me rezultatin 2-3 si musafirë ndaj Bullgarisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Ishte Milot Rashica, ai që shënoi golin e parë të bukur ku kaloi në epërsi Kosova, pastaj edhe Elbasan Rashani ku i dha fund ndeshjes me rezultat 3:2.

Por në këtë ndeshje merita ishte e të gjithë lojtarëve të Kosovës sidomos e sulmuesit shtatlartë, Vedat Muriqi, që shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 64-të për rezultatin 2-2.

LEXO EDHE:  Juventus do të dërgojë skautët në derbin e Stambollit për Vedat Muriqin

Përfaqësuesja e Kosovës e dominoi ndeshjen dhe kishte shumë raste shënimi, por goli i kësaj fitore të madhe erdhi në minutat shtesë, kur Rashani shënoi një gol të bukur me kokë.

Për ‘Dardanët’ kjo ëshë një fitore historike, pasi që është fitorja e parë në ndeshjet e vlefshme për “Euro 2020”. Djelomshat e udhëhequr nga Bernard Challandes tani renditeten në pozitën e tretë të Grupi A me 5 pikë, me vetëm një pikë më pak se Anglia dhe Çekia.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan ndaj Republikës Çeke më 7 shtator.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.