Rashica refuzon ofertën e Aston Vilës, dëshiron të luajë në Ligën e Kampioneve

16.08.2020

Milot Rashica e ka ndarë mendjen për të ardhmen dhe dëshiron të transferohet në një skuadër ku të ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampioneve. Megjithatë së fundmi Werder Bremeni ka marrë një ofertë shumë të mirë nga Aston Vila, për sulmuesin kosovar. Por, ka qenë vetë Rashica, i cili e ka refuzuar këtë […]

Rashica refuzon ofertën e Aston Vilës, dëshiron të luajë në Ligën e Kampioneve Foto: Milot Rashica - Werder Bremen

Milot Rashica e ka ndarë mendjen për të ardhmen dhe dëshiron të transferohet në një skuadër ku të ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampioneve.

Megjithatë së fundmi Werder Bremeni ka marrë një ofertë shumë të mirë nga Aston Vila, për sulmuesin kosovar. Por, ka qenë vetë Rashica, i cili e ka refuzuar këtë ofertë.

Shkak i refuzimit është bërë fakti se lojtari dëshiron të luajë në Ligën e Kampioneve dhe jo për mbijetesë me Aston Vilën, transmeton RTK.

Këtë kërkesë Rashicës mund t’ia plotësojë Lajpcigu, që ka shfaqur interes, por akoma nuk ka arritur një marrëveshje.