Rashica: Në “Fadil Vokrri” kemi përkrahjen e tifozëve dhe duam tri pikët kundër Malit të Zi

13.10.2019

Kosova do të hyjë në “Fadil Vokrri” për të marrë pikët e plota kundër Malit të Zi. Kështu tha anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica. Ai nuk luajti në miqësore kundër Gjibraltarit, por është gati për sfidën me Malin e Zi, raporton GazetaExpress. “Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, e kemi parë edhe […]

Rashica: Në “Fadil Vokrri” kemi përkrahjen e tifozëve dhe duam tri pikët kundër Malit të Zi Foto: Ilustrim

Kosova do të hyjë në “Fadil Vokrri” për të marrë pikët e plota kundër Malit të Zi.

Kështu tha anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Ai nuk luajti në miqësore kundër Gjibraltarit, por është gati për sfidën me Malin e Zi, raporton GazetaExpress.

Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, e kemi parë edhe në takimin e parë. Por këtu kemi përkrahjen e tifozëve dhje kemi gjasa që të fitojmë tri pikë,. Do të japim maksimumin për t’ia dalë”, tha Rashica.