Rashica: Ndeshja me Lituaninë ishte test, fokusimi im është në ndeshjet e radhës

25.03.2021

Lojtari tjetër i cili u deklarua për media pas ndeshjes ndaj Lituanisë, ishte Milot Rashica. “Kemi pasur disa mundësi në pjesën e parë, mirëpo topi ishte kundër nesh dhe nuk shkoi në rrjet. Megjithatë, jemi të lumtur që shënuam bashkë”. “Besoj që kemi luajtur një ndeshje më të mirë, nuk kemi kohë për festë, është […]

Rashica: Ndeshja me Lituaninë ishte test, fokusimi im është në ndeshjet e radhës Foto: Ilustrim

Lojtari tjetër i cili u deklarua për media pas ndeshjes ndaj Lituanisë, ishte Milot Rashica.

“Kemi pasur disa mundësi në pjesën e parë, mirëpo topi ishte kundër nesh dhe nuk shkoi në rrjet. Megjithatë, jemi të lumtur që shënuam bashkë”.

“Besoj që kemi luajtur një ndeshje më të mirë, nuk kemi kohë për festë, është një motivim i madh. Kemi një ndeshje të vështirë në vazhdim, ndeshja e sotme ishte vetëm test, do të dallojë shumë ndeshja e ardhshme”.

“Sa më shumë që të luajmë bashkë, aq më të mirë jemi. Kemi pasur një fazë ku nuk jemi lidhur mirë, por tani kemi pasur gjatë ndeshjes së sotme shumë raste e shumë kombinime. Jemi të lumtur që po krijojmë raste”.

I pyetur për të ardhmen e tij, Milot Rashica u përgjigj: “Është shumë herët të flasim për të ardhmen time, fokusimi im është i gjithi te Kosova dhe dy ndeshjet e ardhshme”, përfundoi Rashica.

Rashica asistoi në golin që Vedat Muriqi shënoi në ndeshjen e sotme.