Rashica mungon disa javë, mund t’i humbasë ndeshjet me Kosovën ndaj Çekisë dhe Anglisë

20.08.2019 / Sport
Klubi nga Gjermania, Werder Bremen ka konfirmuar mungesën disa javore të lojtarit të tyre, Milot Rashicës.
Lëndimi i Rashicës erdhi pasi që u lëndua në ndeshjen ndaj Fortuna Dusseldorf në fundjavën e kaluar, sipas mjekëve të klubit Rashica zgjati muskulin.
Duke u bazuar në ligën gjermane, Bundesligë, Rashica nuk do të luaj kundër Hoffenheimit dhe Augsburgut.
Po ashtu nëse fokusohemi edhe tek ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës, ekziston rreziku që mesfushori të mos luaj edhe për Kosovën në dy ndeshjet e ardhshme kundër Çekisë dhe Anglisë.
Të fundit
8 orë më parë / Sport
Superliga e Kosovës sjell dy duele interesante, Feronikeli-Ballkani dhe Trepça 89-Drita