Rashica me Werderin sigurojnë mbijetesën në Bundesliga

Milot Rashica ka shkëlyer në këtë sezon me Werder Bremen, por skuadra gjermane është gjendur në telashe të mëdha.

Werderi ka arritur vetëm në Play-off të sigurojë mbijetesën, ku u përballë me Heidenhem, shkruan albinfo.ch.

Ndeshja e parë në Bremen kishte përfunduar pa gola, kurse në sfidën e kthimit, vetëm pas tre minutash lojë Norman Theuerkauf shënoi një gol qesharak në portën e tij, duke kaluar Werderin në epërsi.

Në minutën e 85-të, Tim Kleindienst barazoi shifrat në 1:1. Në minutën 90+4’, Ludwig Augustinsson shënoi për Werderin, kurse sfida nuk përfundoi dhe tre minuta më vonë Kleindienst realizoi nga penalltia për 2:2. Me këtë rezultat përfundoi ndeshja, por Werder arriti të sigurojë mbijetesën për shkak të golave mysafirë.

LEXO EDHE:  Europa League/ Sot në fushë Inter e Manchester United

Rashica si gjithmonë e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti deri në minutën e 80-të.

Futbollisti nga Kosova ka shënuar tetë gola dhe ka bërë pesë asistime në këtë sezon, edhe pse në disa ndeshje ka munguar për shkak të lëndimit.

Pavarësisht se Werderi siguroi mbijetesën, vështirë se, Rashica do të qëndrojë te skuadra gjermane, duke marrë parasysh se kërkohet nga shumë skuadra evropiane.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.