Rashica mbërrin në vendlindje, është i gatshëm për ndeshjet e qershorit

22.05.2019

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka mbërritur në Kosovë, përkatsisht në qytetin e tij të lindjes, Vushtrri. Trajner i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, sot ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e qershorit. E në këtë listë nuk ka se si të mungojë Milot Rashica. Sulmuesi vushtrrias ka shkëlqyer këtë […]

Rashica mbërrin në vendlindje, është i gatshëm për ndeshjet e qershorit Foto: Ilustrim

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka mbërritur në Kosovë, përkatsisht në qytetin e tij të lindjes, Vushtrri.

Trajner i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, sot ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e qershorit.

E në këtë listë nuk ka se si të mungojë Milot Rashica. Sulmuesi vushtrrias ka shkëlqyer këtë sezon me Werder Bremenin, duke shënuar 12 gola dhe dhuruar 6 asistime në ndeshjet e Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë.

Sot, Milot Rashica ka publikuar një foto në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku ka njoftuar se ai tashmë ka mbërritur në Vushtrri.

Stërvitja e parë e kompletuar do të mbahet më 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00. Më 7 qershor, Kosova do të luaj ndaj Malit të Zi, kurse më 10 qershor ndaj Bullgarisë. Të dyja ndeshjet “Dardanët” i zhvillojnë në udhëtim dhe janë të vlefshme për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, transmeton RTK.