Rashica kthehet në skuadrën e Bremenit për ndeshjen kundër Leipzigut

21.09.2019

Pasi mungoi në fushën e lojës për tri javë, ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, është kthyer në skuadër sot dhe do ta nisë nga stoli ndeshjen kundër Leipzigut të pamposhtur deri më tani. Milot Rashica kishte pësuar lëndim në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Bundesligës për Werder Bremenin, kundër Dusseldorfin. Pas […]

Rashica kthehet në skuadrën e Bremenit për ndeshjen kundër Leipzigut Foto: Ilustrim

Pasi mungoi në fushën e lojës për tri javë, ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, është kthyer në skuadër sot dhe do ta nisë nga stoli ndeshjen kundër Leipzigut të pamposhtur deri më tani.

Milot Rashica kishte pësuar lëndim në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Bundesligës për Werder Bremenin, kundër Dusseldorfin. Pas 65 minutave lojë, Rashica ishte detyruar ta lë ndeshjen dhe pastaj mungoi në tri ndeshjet e radhës të klubit gjerman.

Ai mungoi edhe në ndeshjet e shtatorit të ekipit kombëtar të Kosovës, që i zhvilloi dy ndeshje në kuadër të Grupit A kualifikuar për Kampionatin Evropian 2020 – kundër Republikës Çeke dhe Anglisë.

Përkundër që fillimisht pritej që Rashica të luajë edhe fundjavën e kaluar, kosovari nuk ishte rikuperuar plotësisht dhe ai po vazhdonte të stërvitej i vetëm, ndaras pjesës tjetër të skuadrës së Bremenit.

Megjithatë, ashtu siç ishte raportuar gjatë javës, Rashica sot është në skuadrën e Bremenit për ndehsjen kundër Leipzigut, që ka filluar sot në orën 18:30.