Rashford pritet të mungojë ndaj Shqipërisë

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka marrë një lajm shumë të keq, pak para ndeshjes me San Marinon, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Një prej lojtarëve më të mirë të “Tre Luanëve”, do të mungojë për ndeshjet e ardhshme. Bëhet fjalë për Markus Rashford, i cili nuk ia ka arritur të jetë gati për ndeshjet e kombëtares, pasi prej kohësh vuan një dëmtim në këmbë, transmeton Panorama.

Përveç ndeshjes së sotme, mediat angleze raportojnë gjithashtu se Rashford do të jetë jashtë edhe për ndeshjen e Anglisë me Shqipërinë, e cila do të luhet më 28 mars, në Tiranë në “Air Albania”.

RAPORTO