Rashford në dyshim për Euro 2020

21.02.2020

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford mund të jetë mungesa e madhe e Kombëtares së Anglisë në Euro 2020. Ylli i Djajve të Kuq ka pësuar një lëndim në shpinë në fillim të muajit të kaluar dhe nga ajo kohë ka mbetur jashtë fushave. Megjithatë, shqetësimi është edhe më i madh pasi nuk pritet një […]

Rashford në dyshim për Euro 2020 Foto: Ilustrim

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford mund të jetë mungesa e madhe e Kombëtares së Anglisë në Euro 2020.

Ylli i Djajve të Kuq ka pësuar një lëndim në shpinë në fillim të muajit të kaluar dhe nga ajo kohë ka mbetur jashtë fushave.

Megjithatë, shqetësimi është edhe më i madh pasi nuk pritet një rikthim i shpejt i sulmuesit në fushat e blerta.

Dhe pa ndonjë datë të caktuar për rikthimin e tij, ai po mundohet të luftojë me kohën për t’u kthyer ta ndihmoj ekipin dhe kombëtaren.

Por, Rashford mund të jetë në dyshim edhe për paraqitjen e tij me Anglinë në Euro 2020.

Sipas The Mirror, Federata Angleze e Futbollit (FA) do të kërkojë të shikojë raportet mjekësore të Rashford pasi dyshimet për pjesëmarrjen e tij në Euro 2020 vetëm po rriten