Ramsey nënshkruan kontratën 456 mijë euro, në javë me Juventusin

28-vjeçari do të shkojë në Serie A, në skuadrën italiane, Juventus gjatë sezonit të ardhshëm, i cili do të paguhet në javë rreth 456 mijë euro.

Aaron Ramsey ka nënshkruar sot një marrëveshje para-kontratë për t’u bashkuar me Juventusin në fund të sezonit, raporton BBC Sport.

Mesfushori i Arsenalit përfundoi me një marrëveshjes në fund të janarit dhe do të paguhet 400,000 paund në javë nga Juventus, duke e bërë atë lojtarin më të paguar britanik të të gjitha kohërave.

Ramsey do të lidhet me klubin e tij të ri në fillim të sezonit të ardhshëm, pasi bisedimet e kontratës mes 28-vjeçarit dhe Gunners u ndërprenë vitin e kaluar.

RAPORTO