Rahoveci – Ballkani, super përballje në kuadër të Kupës së Kosovës

29.11.2021

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës pjesëtarët e ekipeve që janë në garë kanë tërhequr shortin për rrethin e 1/16 skuadrave më të mira. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen këtë mesjavë, në orën 12:30, derisa skuadrat fituese kalojnë në rrethin e tretë të garave. KF Rahoveci do të presë KF Ballkanin […]

Rahoveci – Ballkani, super përballje në kuadër të Kupës së Kosovës Foto: Ilustrim

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës pjesëtarët e ekipeve që janë në garë kanë tërhequr shortin për rrethin e 1/16 skuadrave më të mira.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen këtë mesjavë, në orën 12:30, derisa skuadrat fituese kalojnë në rrethin e tretë të garave.

KF Rahoveci do të presë KF Ballkanin në derbin e madh të futbollit regjional të mërkurën nga ora 12:30 sipas njoftimit të FFK-së.

Kujtojmë se Ballkani është lider i Superligës së Kosovës, teksa Rahoveci vjen nga një fitore ndaj A&N në Ligën e Parë, fitore e cila erdhi nga një ndeshje në shtëpi.

Orari i ndeshjeve
E mërkurë, 01.12 2021
Ramiz Sadiku – Vushtrria
Feronikeli – Fushë Kosova
A@N – Gjilani
Drenica – Vllaznia P
Besa – Prishtina
Malisheva – Istogu
Flamurtari – Ferizaj
Ulpiana – Vëllaznimi
KEK-u – Trepça
Rahoveci – Ballkani
Trepça’89 – 2 Korriku
Llapi – Kika
Prizreni – Onix

E enjte, 02.12.2021
Drita – Drenasi
Liria – Dukagjini
Arbëria – Vitia