Rahoveci – Ballkani, sot ndeshje interesante në Kupën e Kosovës

01.12.2021

Lideri i Superligës, Ballkani do të luajë me klubin e Rahovecit si mysafir në stadiumin “Jahja Danuza” në Rahovec. Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për këto ndeshje. KF Rahoveci do të presë KF Ballkanin në derbin e madh të futbollit regjional të mërkurën nga ora 12:30 sipas njoftimit të FFK-së. Superndeshja mes Rahovecit […]

Rahoveci – Ballkani, sot ndeshje interesante në Kupën e Kosovës Foto: Ilustrim

Lideri i Superligës, Ballkani do të luajë me klubin e Rahovecit si mysafir në stadiumin “Jahja Danuza” në Rahovec.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për këto ndeshje.

KF Rahoveci do të presë KF Ballkanin në derbin e madh të futbollit regjional të mërkurën nga ora 12:30 sipas njoftimit të FFK-së.

Superndeshja mes Rahovecit dhe Ballkanit i është besuar gjyqtarit Gramos Shala me ndihmësit Visar Kelmendi dhe Taulant Ibërdemaj.

Kurse vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Sokol Domi dhe delegat Xhafer Dobra.

Në anën tjetër Prishtina, do të luajë me rivalin e moçëm Besën si mysafir në Breskovik.

Ndërsa fituesi aktual i Kupës, Llapi, luan në shtëpi ndaj Kikës, ndërsa A&N pret Gjilanin.

E mërkurë 01.12 2021

Ramiz Sadiku – Vushtrria

Feronikeli – Fushë Kosova

A&N – Gjilani

Drenica – Vllaznia Pozheranit

Besa – Prishtina

Malisheva – Istogu

Flamurtari – Ferizaj

Ulpiana – Vëllaznimi

KEK-u – Trepça

Rahoveci – Ballkani

Trepça ’89 – 2 Korriku

Llapi – Kika

Prizreni – Onix

E enjte 02.12.2021

Drita – Drenasi

Liria – Dukagjini

Arbëria – Vitia

Kujtojmë se të gjitha ndeshjet do luhet me fillim nga ora 12:30.