Rabiot “tradhëton” Barcelonën nënshkruan me Juventusin

Adrien Rabiot do të firmosë me Juven javën e ardhshme një kontratë 5 vjecare.

Fracezit i skadon kontrata me PSG-në në 1 korrik dhe tashmë ai po përgatitet për një aventurë të re në Serinë A.

TuttoSport bën të ditur se ai ka vendosur ti bashkohet Juves dhe se ëndërron të luajë me Cristiano Ronaldon.

Ndërkohë marrëveshja për kalimin e Rabiot te Juventusit u arrit që javën e shkuar teksa mamaja e francezit Madame Véronique, që është dhe njëkohësisht agjentja e futbollistit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me drejtorin sportiv të Juventusit Fabio Paratici.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.