Punë e kryer, Messi te PSG, e konfirmon anëtari i familjes që zotëron klubin parisien

07.08.2021

Tashmë pothuajse është punë e kryer se argjentinasi, Lionel Messi do të transferohet te Paris Saint-Germain. Para disa dite Messi u largua nga Barcelona, kjo si pasojë e disa rregullave të La Liga sa i përket financave. E që nga ajo ditë zhvillimet lidhur me Lionel Messi janë në qendër të vëmendjes, shkaku i të […]

Punë e kryer, Messi te PSG, e konfirmon anëtari i familjes që zotëron klubin parisien Foto: Ilustrim

Tashmë pothuajse është punë e kryer se argjentinasi, Lionel Messi do të transferohet te Paris Saint-Germain.

Para disa dite Messi u largua nga Barcelona, kjo si pasojë e disa rregullave të La Liga sa i përket financave.

E që nga ajo ditë zhvillimet lidhur me Lionel Messi janë në qendër të vëmendjes, shkaku i të ardhmes së tij.

Konfirmime ende nuk ka lidhur me të ardhmen e Messit, se ku do të luaj tashmë pasi që është lojtar i lirë, por që shënjestra më e përafërt tashmë dihet.

Mungon vetëm zyrtarizimi, Lionel Messi me shumë mundësi do ta veshë fanellën e PSG-së dy ose tri sezonet e ardhshme.

Lajmin e ka konfirmuar Khalifah bin Hamad Al Thani, anëtar i familjes që zotëron PSG-në, presidenti i të cilit është Nasser Al Khelaifi, dhe vëllai i Emirit të Katarit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai dha lajmin e madh se çdo gjë është mbyllur.

“Negociatat janë mbyllur zyrtarisht, pak më vonë zyrtarizimi“, lexohet në rreshtat e Khalifah bin Hamad Al Thani.