Trajneri Sylvinho ka bërë publike listën e 27 lojtarëve të ftuar për këto dy përballje tejet të rëndësishme për ecurinë e Shqipërisë në grup.
Lista e plotë e Shqipërisë:
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani;
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami;
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha;
Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë kundër Serbisë më 7 qershor, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, me fillim nga ora 20:45.
Më pas, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Letonisë për t’u ndeshur më 10 qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, gjithashtu në orën 20:45.
Tifozët shqiptarë presin me padurim këto dy sfida dhe shpresojnë në rezultate pozitive nga ekipi i tyre i zemrës në rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2026.