Baftiu dhe Daku lojtarët e kombëtares në ndeshjen me Austrinë dhe Andorrën

02.10.2020

Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji kundër Austrisë dhe Andorrës, të cilat zhvillohen më 9 e 13 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Në këtë listë spikasin emrat e Edi Sylisufajt, Alban Ajdinit, David Nreca-Besinger […]

Baftiu dhe Daku lojtarët e kombëtares në ndeshjen me Austrinë dhe Andorrën Foto: Kombëtarja e Kosovës

Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji kundër Austrisë dhe Andorrës, të cilat zhvillohen më 9 e 13 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në këtë listë spikasin emrat e Edi Sylisufajt, Alban Ajdinit, David Nreca-Besinger dhe Shaban Kuqukut, që grumbullohen për herë të parë me Dardanët e rinj, teksa rikthehet pas disa ndeshjeve mungesë edhe Arton Zekaj.

Dardanët e rinj grumbullohen të hënën në hotel “International Prishtina”, derisa stërvitjen e parë e mbajnë po këtë ditë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00.