PSG pranon ofertën e Realit për Mbappen, prezantimi nesër

26.08.2021

Duket se gjithçka ka përfunduar me një marrëveshje me PSG-së e Real Madridit.  Skuadra e Paris Saint Germain e ka pranuar ofertën e fundit të Real Madridit për sulmuesin e tyre, Kylian Mbappe. Oferta prej 170 milionë eurosh + 10 milionë euro bonuse ka bindur ekipin e PSG-së që të lejojë largimin e yllit të […]

PSG pranon ofertën e Realit për Mbappen, prezantimi nesër Foto: Ilustrim

Duket se gjithçka ka përfunduar me një marrëveshje me PSG-së e Real Madridit. 

Skuadra e Paris Saint Germain e ka pranuar ofertën e fundit të Real Madridit për sulmuesin e tyre, Kylian Mbappe.

Oferta prej 170 milionë eurosh + 10 milionë euro bonuse ka bindur ekipin e PSG-së që të lejojë largimin e yllit të tyre drejt madrilenëve.

Sipas gazetarëve spanjollë të Marcas, Kylian Mbappe do të prezantohet nesër si lojtar i Real Madridit. 

Këtë e ka konfirmuar presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi. 

“Ne pranojmë ofertën për Kylian Mbappe dhe nesër mbyllet transferimi” ka deklaruar Khelaifi.