PSG nuk shet dot sulmuesin, “dështaku” rikthehet në Paris

PSG po luftonte për të shitur sulmuesin Jese Rodriguez. Ish-lojtari i Real Madridit është i huazuar te Sportingu i Lisbonës, por paraqitjet e tij nuk kanë lënë shije të drejtuesit portugezë.

Ata nuk duan ta blejnë futbollistin, madje do ta rikthejnë në ditët e ardhshme në Paris. Një tjetër problem për drejtorin Leonardo që duhet t’i gjejë një strehë të re Rodriguezit.

27-vjeçari ka luajtur vetëm 12 ndeshje në Portugali dhe ka shënuar 1 gol. Ai nuk ka arritur të stabilizohet në asnjë skuadër, por dhe dëmtimet kanë ndikuar sigurisht.

RAPORTO