Higuain PSG nis interesimin për sulmuesin e Juventusit

Pasi “shëtiti” tek Milani dhe Chelsea, Gonzalo Higuain është rikthyer protagonist këtë sezon me fanellën e Juventusit.

Trajneri i bardhezinjëve, Maurizio Sarri e ka në qendër të projektit pasi i njeh mirë aftësitë e argjentinasit. Së fundmi, media “El Intransigente” shkruan se interesim për Higuain ka shfaqur Paris Saint Germain.

Shtyp argjentinas bën me dije se tentativat mes klubit francez dhe sulmuesin tani nisur dhe pritet zhvillime te reja në ditët në vijim. Ndërkohë, PSG ka aktualisht disa argjentinas si Di Maria, Icardi e  Paredes dhe kjo mund të jetë një shtysë për një transferim të mundshëm të futbollistit juventin.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.