PSG ia cakton çmimin Mbappes, tashmë mbetet të vendos Real Madridi

30.08.2021

Pas shumë përpjekjeve që ta mbajnë në klub, Paris Saint-Germain është “dorëzuar” më në fund duke lejuar shitjen e Kylian Mbappe. Siç raportohet në mediat e huaja bëhet e ditur se PSG-ja ka vendosur që të shesë Mbappe-n. Edhe përkundër faktit se PSG-ja është në dijeni që mund ta humbasin sulmuesin si lojtar të lirë […]

PSG ia cakton çmimin Mbappes, tashmë mbetet të vendos Real Madridi Foto: Ilustrim

Pas shumë përpjekjeve që ta mbajnë në klub, Paris Saint-Germain është “dorëzuar” më në fund duke lejuar shitjen e Kylian Mbappe.

Siç raportohet në mediat e huaja bëhet e ditur se PSG-ja ka vendosur që të shesë Mbappe-n.

Edhe përkundër faktit se PSG-ja është në dijeni që mund ta humbasin sulmuesin si lojtar të lirë në verën e ardhshme, por deri tani kanë refuzuar çfarë do oferte nga klubet.

Siç është raportuar edhe nga gazeta “Marca”, Paris Saint-Germain më në fund i ka bërë të ditur Real Madridit se duan 200 milionë euro për ta lejuar largimin e Mbappe-s drejt Spanjës.

Thashetheme për largimin e Mbappe-s drejt Real Madridit ka nga viti i kaluar, por ditëve të fundit këto thashetheme janë shpeshtuar dhe se Los Blancos kanë tentuar vazhdimisht ta transferojnë yllin e PSG-së, por që ende nuk kanë pasur sukses.

Ndërsa disa media spanjolle raportojnë se “Los Blancos” janë të gatshëm t’i shpenzojnë 215 milionë euro për sulmuesin francez.

Reali e kishte bërë ofertën e parë 160 milionë e të dytën 180 milionë euro.

Por, të dy këto oferta ishin refuzuar nga klubi parisien.

Ndërkaq, oferta prej 215 milionësh duket të jetë e parefuzueshme për klubin nga “Parku i Princave”.

Ndryshe gjatë mbrëmjes së djeshme PSG ka zhvilluar ndeshjen e radhës, ku ka debutuar Kylian Mbappe, i cili ka shënuar dy gola, kështu duke fituar Paris Saint-Gemraini me rezultat 2-0 ndaj Reims.