PSG futet në garë për super lojtarin, dëshiron t’i prish punë Barcelonës

Miralem Pjanic do të largohet nga Juventusi me shumë mundësi në merkaton e verës.

Futbollisti boshnjak kërkon të largohet nga skuadra torineze dhe dëshiron të realizojë ëndrrën e tij për të luajtur me Barcelonën.

Katalanasit kanë shfaqur interes për të, por së fundmi në garë është futur dhe ekipi i PSG-së.

Drejtori Leonardo ëndërron të formojë një dyshe në mesfushë me Verratin dhe Pjanicin. Një mesfushë yjesh, prandaj ka nisur dhe sulmin drejt tij.

Juventusi mund të jetë më i fituari në këtë pikë, pasi synon që të shesë sa më shtrenjtë mesfushorin boshnjak.

Boshnjaku është nën kontratë deri në vitin 2023 me Juventusin.