Ka tash e disa muaj që lidhet emri i Kylian Mbappe me një transferim të mundshëm në Real Madrid, ku çdo ditët këto thashetheme sa shkojnë e shpeshtohen.

Me blerjen e Lionel Messit, si duket Paris Saint-Germain është dorëzuar për Mbappen, dhe se e ka humbur betejen për ta mbajtur me çdo kusht francezin.

Mbappe ka injoruar edhe ofertën e fundit për të rinovuar kontratën e tij, kontratë kjo për 5 vjet.

Kontrata e tij aktuale me klubin francez skadon verën e ardhshme, që i bie se Paris Saint-Germain mund ta humbasë atë falas pas 10 muajsh.

Prandaj, me këto kushte, francezët po përgatiten për shitjen e mundshme të Mbappe-s.

Si rrjedhojë e kësaj, PSG ka nisur të mendojë për zëvendësimin e Mbappe-s me Richarlison të Evertonit, që është i pari në listë, pas rekomandimit të drejtpërdrejtë nga Neymar.

Sipas RMC, PSG nuk ka marrë ende një ofertë nga Real Madridi për Mbappen.