Bizneset Vende Pune Ofertat

Probleme me Xhakën? Deklarohet trajneri Yakin

Probleme me Xhakën? Deklarohet trajneri Yakin

19.11.2023 Sport

Pas kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, Murat Yakin ka folur në detaje edhe për marrëdhënien e tij me kapitenin Granit Xhaka.

Para ndeshjes kundër Kosovës, Yakin kishte deklaruar se nuk ishte në dijeni të titujve që rrethojnë atë dhe ekipin pas rezultateve jo të kënaqshme të fundit.

Pas barazimit 1:1 me Kosovën mbrëmë dhe sigurimit të kualifikimit,
përzgjedhësi i Zvicrës hoqi dorë nga ngurrimi dhe foli edhe për këto.

“Nuk ka të bëjë me sport për një kohë të gjatë. Kjo është një llogari personale nga disa njerëz të medias, të cilët ndoshta kanë ndjenjën se diçka nuk është në rregull mes meje dhe Granitit. Nuk është absolutisht kështu. Kemi një shkëmbim të shkëlqyeshëm me njëri-tjetrin”, tha qartë Yakin. 

Yakin mohoi kategorikisht se ka pasur përplasje me mesfushorin nga Kosova.

Madje, ai edhe thuri lavde për mesfushorin e Bayer Leverkusenit.

“Më vjen mirë që kam lider të tillë në fushë. Graniti jep një shembull të mirë dhe gjithmonë dëshiron të fitojë. Kjo është arsyeja pse ai është një bekim për një trajner”, deklaroi Yakin. 

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Zviceranët kritikojnë ‘ashpër’ paraqitjen e Granit Xhakës ndaj Kosovës

Zviceranët kritikojnë ‘ashpër’ paraqitjen e Granit Xhakës ndaj Kosovës

Kombëtarja e Zvicrës siguroi mbrëmë kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, pas barazimit me rezultat 1-1 ndaj Kosovës.

“Helvetikëve” u mjaftoi një pikë për të ‘prerë’ biletën për në Gjermani, teksa tani në xhiron e fundit mund të synojnë pozitën e parë në Grupin I, pasi do të takohen me liderët e grupit, Rumaninë.

Mesfushori nga Kosova luajti për 90 minuta mbrëmë. Nga lexuesit e “Blick”, ai u zgjodh si lojtari me paraqitjen më të dobët në fushë.

“Xhaka ishte njeriu i 12-të për kosovarët”, shkroi lexuesja Hanni Bernasconi. “Të paktën dy herë ai thjesht qëndroi në vend dhe i dha mundësi kundërshtarit, një paraqitje shumë e dobët”.

Ajo nuk ishte e vetmja që ndante këtë mendim pasi që edhe shumë tifozë tjerë zviceran mendonin njësoj.

Mediumi zviceran zbuloi se 41% e zgjodhën Xhakën si lojtarin më të dobët në takimin e së shtunës.

Ruben Vargas, autori i golit të vetëm për Zvicrën, u zgjodh si lojtari më i mirë nga tifozët, me 59% të votuesve pro tij.

Kujtojmë se Xhaka këtë sezon është duke shkëlqyer në Gjermani tek Bayer Leverkuseni nën urdhrat e Xabi Alonsos, duke qenë një ndër lojtarët kyç të “Aspirinave” në rrugëtimin e tyre drejt titullit kampion në Bundesliga, teksa momentalisht janë lider të tabelës.

Dardanët me mesazh për Xhakën dhe Shaqirin para ndeshjes

Dardanët me mesazh për Xhakën dhe Shaqirin para ndeshjes

Tifozët e Kosovës, “Dardanët” kanë përgatitur një baner me një mesazh drejtuar Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit para fillimit të ndeshjes.

Kosova po luan në kuadër të raundit të nëntë ndaj Zvicrës, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

“Gjakun e vendit tuaj se harruat kurrë, Kosova nuk iu harron dhe ka për çka me u mburrë”, ishte mesazhi që përcjellën “Dardanët” pak çaste para nisjes së takimit.


Në momentin e shplasojes së banerit ka duartrokitur i tërë stadiumi, teksa vlen të theksohet se në stadiumin “St.Jakob- Park” në Bazel ka një numër të madh të tifozëve të Kosovës.

Kosova do të “vendosë” për fatin e Xhakës e Shaqirit në Evropian

Kosova do të “vendosë” për fatin e Xhakës e Shaqirit në Evropian

Kombëtarja e Zvicrës ende nuk e ka siguruar kualifikimin për në Evropianin 2024 që do të mbahet në Berlin.

Zvicra e nisi mirë këtë kampanjë kualifikuese, duke fituar tre ndeshjet e para të grupit I, por se në ndeshjet e radhës pati disa rezulate jo të mira.

Që pas tre fitoreve në tre ndeshjet e para, ‘Helvetët’ kanë barazuar në 4 nga 5 ndeshjet e fundit, duke bërë që ende mos ta mund ta sigurojnë kualifikimin në Euro 2024, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbyllje të kësaj kampanje.

Barazimi në fund në ndeshjen e Zvicrës ndaj Izraelit, nënkupton që kombëtarja zvicërane duhet ta kërkojë atë në ndeshjen e ardhshme, e cila do të jetë ndaj Kosovës.

Kjo sigurisht se përveç se e rëndësishme, do të konsiderohet edhe ndeshje e veçantë për lojtarët shqiptarë si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, ku do të luftojnë për kualifikim të kombëtares ndaj vendit ku ata kanë prejardhjen e tyre, Kosovën.

Kosova ndonëse matematikisht ende ka gjasa për kualifikim, megjithatë gjasat për diçka të tillë mbesin tejet të vogla, pasi nuk varet vetëm tek ta – për t’i fituar padiskutueshëm dy ndeshjet e mbetura, por edhe se çfarë kundërshtarët e tjerër në tabelën e mësipërme bëjnë.

Tabela në grupin I qëndron me Zvicrën si lidere me 16 pikë, aq sa ka edhe Rumania në pozitën e dytë, kurse Izraeli qëndron e treta me 12 pikë, dhe Kosova e katërta me 10 sosh.

Në duelin e parë në Kosovë, Zvicra barazoi me kombëtaren dardane, me një gol në fund të ndeshjes së shënuar nga Vedat Muriqi, për rezultatin 2-2.

E për këtë duel, Kosova do të ketë mungesa të mëdha.

Vedat Muriqi do të mungojë këtë duel pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Izraelit, ndërkohë që pos tij do të mungojnë edhe të tillë si Amir Rrahmani e Edon Zhegrova.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45, në St. Jakob-Park të Baselit, aty ku shumë shqiptarë pritet të jenë prezent për ta përkrahur kombëtaren dardane.

ISEFERI SH.P.K. Prodhim Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Lami Palace Gastronomi Rr. Brigada 123, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Theranda Basket OJQ Sport Rr Brigada 123,
Kosovë
Sigurimi Internacional Sigurime Brigada 123,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende28 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë